Strategjia për reforma në gjyqësor, Kallajxhiev:Reformat varen nga vullneti politik

16.09.2017 14:48

Ekspertët juridik vlerësojnë se transformimi i prokurorisë speciale....

Transformimi i prokurorisë speciale në repart të posacëm brenda Prokurorise themelore me kompetenca të zgjeruara që do të punojë në ndjekjen e formave serioze të korrupsionit politik ashtu sic parasheh Strategjia për reforma,varet nga vullneti politik pasi që këto ligje miratohen me 2/3 e deputetëve.

Kështu vlerëson eksperti juridik Gordan Kallajxhiev. Sipas tij PSP ka  fituar besim të madh dhe ka zhvilluar kapacitete serioze , andaj të njejtat duhet të shfrytëzohen në afat më të gjatë dhe të mos shuhet prokuroria me mbarimin e këtyre lëndëve sic është e paraparë me ligjin për prokurorinë special.

“Një nga zgjidhjet që propozohet në strategji është ajo që shumë debatohej vitin e kaluar ,formimin e repartit të posacëm ku do të precizoheshin këto lëndë megjithatë për këto zgjidhje për transformimin e prokurorisë speciale si pjesë e Prokurorise themelore me kompetenca të zgjeruara varet nga vullneti politik pasi që këto ligje miratohen me 2/3 dhe ajo do të ishte pengesa apo sfida më e madhe për atë se si mund të implementohen këto zgjidhje” – tha eksperti juridik, Gordan Kallajxhiev.

Strategjia per reforma në sistemin gjyqësor sipas Kallajxhiev nuk parashihen vendime të reja konceptuale dhe serioze por më shumë zgjidhje zhvillimore me qëllim tejkalimin e problemeve shumëvjecare në gjyqësorë.Strategjia kërkon debat serioz dhe gjykatësit dhe prokurorët duhet të jenë pjese e saj.

“Më shumë kërkohen zgjidhje se si gjykata dhe prokuroria të departizohen dhe në këtë kuptim të kycen më shumë organizata  profesionale me integritet që do të kthejnë besimin e qytetarëve në këto institucione. Në këto 10 vitet e fundit seriozisht është rrënuar besimi i qytetarëve në gjyqësor. Është shumë më rëndësi që vetë gjykatësit dhe prokurorët të kycen në debat , ky është document i bërë nga një grup i vogël e eskpertëve të drejtësisë nga gjykatës dhe në Ministrinë e drejtësisë” – u shpreh  eksperti juridik, Gordan Kallajxhiev.

Reformat në sistemin gjyqësor dhe Prouroria speciale, ishin pjesa kryesore edhe e raportit të Priebesë, të publikuar të premten.në të kërkohet vazhimësi e punës së PSP-së që është thelbësore për sigurimin e përgjegjësisë penale. Ka mundësi të ndryshme për të siguruar këtë vazhdimësi.

Një bazë e fortë ligjore për këtë është më se e nevojshme, potencohej në raport . Shqetësim shprehet edhe për faktin se gjykata nuk ka vepruar me përpikmëri në rastet e PSP-së, dhe nga totali prej 20 aktakuzave të ngritura, deri më tani janë konfirmuar vetëm tre dhe megjithëse kanë kaluar dy vjet, askush nuk është dënuar në bazë të akuzave të PSP-së. (Florije Beuli – Kamberi, TVM2)