Zgjedhjet lokale 2017, Selmani: Votë e gërshetuar, matematika të papritura
Zgjedhjet lokale të 15 tetorit shoqërohen me një laramani programesh...

Zgjedhjet lokale të 15 tetorit shoqërohen me një laramani programesh të partive politike dhe kjo nënkupton paralelisht edhe rritjen e ofertave dhe konkurrencës politike ku njëkohësisht shoqërohen me votues me koncepte të ndryshme për votën e tyre të lirë.
Kështu vlerëson analisti politik, Bashkim Selmani. Sipas tij, vota e qytetarëve do të shkojë për kandidatin e pëlqyer, por sigurisht do të ketë edhe votues ku vota e tyra do të gërshetohet midis kandidatit dhe platformës së partisë poltike dhe si rezultat do të kemi matematika të papritura, shton Selmani.
“Shpresoj që votuesit kanë një vetëdije më të lartë dhe janë të bindur se cilin kandidat ose parti politike do ta votojnë. Edhe konkurrenca është me e madhe dhe kam bindje se qytetarët kësaj rradhe mund të bëjnë ndryshime të papritura për cilindo parti politike” – tha analisti politik, Bashkim Selmani.
Ndërkaq qytetarët e anketuar thonë se ata do të përcaktohen kryesisht për kandiatin. Por ka edhe nga ata që nuk ju intereson politika fare.
“Normal se për kandidatin për personin çka ofron normal”.
“ Për karakterin e kandidatit”.
“Për të dyjat votojm, për platformën që e kanë dhënë, fjalën normal edhe për kandidatin”.
“ Nuk votoj. Bindjet personale. Unë nuk jam i bindur se ka demokraci në zgjedhje”.
“Unë tërë jetën nuk kam votuar dhe nuk do të votoj”- thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.
Megjithatë, qytetarët shprehen se për shkak të ndryshimit të kohezionit të demokracisë brendapartiake dhe mundësive për bashkëpunim, presin një jetë më të mirë sociale, pas perfundimit të zgjedhjeve lokale. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
