NATO zbarkon në Tiranë, Rama: Do të modernizojmë forcën ushtarake
16.09.2017 15:36
Delegacione të ushtrive të vendeve të NATO-s po qëndrojnë në Tiranë...

Delegacione të ushtrive të vendeve të NATO-s po qëndrojnë në Tirane për një takim dy ditor për të diskutuar mbi stabilitetin dhe situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Në qendër të takimit të sotëm, ishte zgjerimi i NATOS për vendet si Maqedonia, Serbia Kosovë dhe Boshnjë Hercegovina, që ende nuk janë pjesë e aleancës. Gjatë fjalimit të tij, kryeministri Edi Rama i përmendi presionet nga aktorë të tretë, pa theksuar ndonjë emër, të cilët nuk do të mund të kërcënojnë sigurinë në Ballkan.
Ai tha se Shqipëria do të modernizojë forcën e saj ushtarake dhe garantoi përkushtim në misionet e NATO-s.
