Qeveria e mëparshme shpenzoi 130 milion euro, harxhime per roud shou, reklama dhe promotor

16.09.2017 15:57

Në periudhën prej 10 viteve, qeveria e mëparshme e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja....

Në periudhën prej 10 viteve, qeveria e mëparshme e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja me qëllim për të tërhequr investues të huaj ka shpenzuar 130 milionë euro për reklama në media, kumtoi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.

Sipas tij analiza tregon se kjo shtyllë e shpenzimeve të bëra në 10 vitet e fundit është jashtëzakonisht e lartë, joracionale dhe lë hapësirë për shumë analiza dhe hetime të ardhshme.

“Pyesim pse janë paguar miliona euro mediave të Maqedonisë në çfarë mënyre ato do të mund të tërheqin investime të huaja dhe për çfarë u janë paguar 12.5 milionë euro mediave” – tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Zëdhënësi i qeverisë tha se vetëm për  roud shou, ministrat pa portofol, së bashku me ish-kryeministrin kanë shpenzuar 5,6 milionë euro ndërsa promotorët ekonomik kanë shpenzuar 12.5 milion euro.

“Në këtë pjesë të analizave veçanërisht theksohet numri për të ardhura shtesë, qiratë e banimit, qiratë e tjera, të ministrave pa portofol të cilët ishin të obliguar për investime të huaja. Bëhet fjalë për një shumë prej 2,8 milionë euro të cilat ministrave pa portofol të obliguar për investime të huaja u janë paguar si beneficione shtesë jashtë bruto pagës mujore” – u shpreh zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Boshnjakovski  prezantoi pjesën e dytë të analizës për atë sa ka shpenzuar ish-qeveria në periudhën prej 10 viteve për tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Sipas të dhënave paraprakisht të publikuara, bëhet fjalë për gjithsej 225 milionë euro të shpenzuara, për hyrje të 25 kompanive të huaja të cilat kanë realizuar 20.000 punësime. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)