KSHZ, të drejtë vote 1.823705 qytetarë, por nuk është definitive
1milion e 800 e 23 mijë e 705 qytetarë sipas të dhënave të MPB-së kanë të drejtë vote në zgjedhjet lokale....

1milion e 800 e 23 mijë e 705 qytetarë sipas të dhënave të MPB-së kanë të drejtë vote në zgjedhjet lokale, por ky numër nuk është definitiv thonë nga KSHZ.
Prej tyre 12 mijë e 919 qytetarë nuk janë regjistruar në listen zgjedhore për arsye se nuk kanë vendbanim apo iu është marrë licenca për punë.
Për 15 tetor sipas drejtorisë për zbatimin e sanksioneve në burgjet në vend do të votojnë 2857 persona të dënuar.
“Në bazë të asaj se nuk kanë vendbanim në Maqedoni numri është rritur në prej 2016 tës në 1mij e 904 persona. Në bazë të vendbanimit të shlyer kz numër është rritur për 138 qytetarë dhe në bayë të marrjes së aftësisë për punë kemi 99 qytetarë më shumë krahasuar me 2016-tën” – tha Silvana Boneva, anëtare e KSHZ-së.
KSHZ do të ndajë edhe nëntë akreditime për vëzhgues të zyrës për lidhje të NATOS ku kërkuan miratim për ndjekjen e zgjedhjeve. Procesin zgjedhor do ta ndjekin edhe do ta ndjekin edhe gjashtë vëzhgues nga Kosova nga Komisioni I ankesave zgjedhore të vendit tone fqinj.
“Të propozohet dhe të obligohet sektori për teknologji informatike Lista zgjedjhore me të dhënat pas shqyrtimit publik të shpallet në faqen e internetit të KSHZ së për shkak të kontrollimittë qytetarëve dhe qëllimi i miratimit të këtij raporti të përgaditen CD të cilat do tu dorëzohen partive politike që kanë afat prej 5 ditëve për ti shikuar këto të dhëna në Listën Zgjedhore” – u shpreh kryetari i KSHZ së, Aleksandar Cicakovski.
Përmes shortit u zbatua edhe zgjedhja për shpërndarjen e reklamave të cilat në fushtën zgjedhore do përdoren nga partite politike. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)
