Ahmeti takon ambasadorin britanik Garer
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka pritur në selinë partiake Ambasadorin e sapoemëruar britanik në Shkup, Charls Garet.......

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka pritur në selinë partiake Ambasadorin e sapoemëruar britanik në Shkup, Charls Garet.
Në këtë takim Ahmeti dhe Garet diskutuan rreth situatës politike në vend si dhe procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.
Lidhur me zhvillimet politike, Ahmeti ka folur për rëndësinë e procesit të integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.Siç bëhet e ditur me anë të një komunikate nga BDI, lideri i kësaj partie ka përsëritur qëndrimin se palët janë shumë afër kompromisit, por që të arrihet zgjidhja e shumëpritur, duhet aktivisht të angazhohet komuniteti ndërkombëtar.
Angazhimi i komunitetit ndërkombëtar duhet të jetë në drejtim kurorëzues të të arriturave të përbashkëta të deritanishme të cilët kontribuan për paqen, stabilitetin, sigurinë si dhe për marrëdhëniet ndëretnike, ka thënë Ahmeti. Siç ka theksuar ai për BDI-në, NATO nuk ka alternativë dhe prandaj punon me kujdes për të arritur anëtarësimin në NATO ndërsa anëtarësimi në BE është proces që do të realizohet duke zbatuar reformat dhe standardet e nevojshme.
Ahmeti poashtu theksoi se pret që LSDM-ja të kthehet në Kuvend për të paraqitur pikëpamjet e tyre në Parlament. Për të gjitha iniciativat konstruktive, LSDM do ta ketë përkrahjen tonë, por në këtë kohë të rëndësishme për vendin LSDM duhet të marr vendime për të mirën e qytetarëve dhe shtetit, citohet të ketë theksuar Ahmeti.
