VMRO – DPMNE, KSHZ të shpall referendum për migrantët
VMRO-DPMNE i kërkon Komisionit shtetëror të Zgjedhjeve të mos bie nën ndikimin e LSDM-së....

VMRO-DPMNE i kërkon Komisionit shtetëror të Zgjedhjeve të mos bie nën ndikimin e LSDM-së por të shpallë referendume lokale për migrantët. Në të kundërtën kryetari i KSHZ-së Çiçakovski dhe të gjithë anëtarët të cilët do të votojnë për një vendim të tillë do të përgjigjen penalisht thonë nga VMRO.
“KSHZ duhet të shpallë referendume në më shumë se 10 komuna në të gjithë Maqedoninë të cilat mblodhën nënshkrimet e nevojshme për shpalljen e referendumit, në të cilën qytetarët do të deklarojnë nëse janë për ose kundër VENDOSJES së migrantëve në komunat e tyre. Nuk duhet të shkelët vullneti I qytetarëve. Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët janë shprehur kundër planit të qeverisë së LSD-së për të vendosur migrantë në vendin tonë” – tha Millosh Milloshevski nga VMRO-DPMNE.
Qytetarët janë kundër migrantëve, kundër planit të LSD-së për vendosjen e migrantëve dhe kundër kësaj qeverie thonë nga partua maqedonase në opozitë. Sipas VMRO-së qytetarët duan të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të votojnë në referendumet lokale, por referendumi më i madh për qytetarët do të jetë më 15 tetor kur do të votohet kundër politikave të dëmshme të LSD-së. (Gyltene Sinani, TVM2)
