Kim Jong-Un, Koreja e Veriut do të arrijë qëllimet bërthamore

16.09.2017 18:44

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është zotuar se do të arrijë qëllimet...

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është zotuar se do të arrijë qëllimet e tij bërthamore të vendit. Ai ka deklaruar se shteti i tij do të vendos një ekuilibër më Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komentet e Kim Jong-un janë bërë pasi kishte vëzhguar të premten testin më të fundit të raketës balistike e cila fluturoi mbi Japoni

“Ne duhet t’u tregojmë qartë shovinistëve të fuqishëm se si shteti ynë arrin qëllimin e arritjes së forcës bërthamore pavarësisht sanksioneve dhe bllokadave të tyre të pafundme”, ka thënë Kim.

Pheniani i është nënshtruar një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e nënta që nga viti 2006, si pasojë e testit të saj bërthamor të kryer më 3 shtator, pasi shtetit i janë ndaluar testet bërthamore dhe të raketave balistike.

Masat më të reja ndëshkuese përfshijnë kufizimin e qasjes së Koresë së Veriut në naftë, por analistët besojnë se shteti do të jetë në gjendje të mbijetojë me mbështetjen kineze dhe ruse.

Presidenti amerikan Donald Trump sërish ka paralajmëruar Phenianin se me testin e fundit po provokon operacione ushtarake kundër tij. Ndërsa Veriu ka refuzuar të pranojë ofertat koreano-jugore për dialog, vërejtjet e Kim shprehin qartë se Pheniani dëshiron respektin e Washingtonit.