Rasim Fejzullahu kryen operacionin me sukses

16.09.2017 19:41

Ne nuk mund të bënim asgjë vetëm, meritat janë të njerëzve me “zemer të madhe dhe të çiltër....

Ne nuk mund të bënim asgjë vetëm, meritat janë të njerëzve me “zemer të madhe dhe të çiltër”, thonë antarët e familjes Fejzullahu  të emocionuar dhe me lot gëzimi në sy, me dëshirën më të madhe për të informuar  opinionin me sihariqin që kishin. Çdo ditë e më shumë dëshmohet humanizmi dhe bëmirësia tek njerëzit thotë Nuredin Fejzullahu, babai i Rasimit, i cili falënderon me gjithë zemër të gjithë që e kanë ndihmuar për të grumbulluar mjetet dhe të arrij ta operoj djalin jashte shteti.

“I  falënderoj të gjithë donatorët edhe jashë edhe në katundin tim,  që dhanë shumë shpejt dhe na ndihmuan, Allahu i shpërbleftë të gjithëve” – tha babai, Nuredin Fejzullau.

Shpresonim por jo se mjetet do të mblidheshin aq shpejt. Operacioni është kryer 100  përqind me sukses dhe nga dita në ditë Rasimi ecen më lehtë dhe më sigurt. Ai për 31 vite ka ecur dhe ka punuar në majë të gishtrinjëve por fal bamirësve sot atë e shikojmë duke ecur si gjithë të tjerët.

“Edhe bashkëshortja edhe fëmijët kur më kanë parë mua duke ecur, u gëzuan shumë, e gjithë familja më përqafuan” – tha  Rasim Fejzullau.

“Ne  shumë u gëzuam e tërë familja pasi babi ec” – u shpreh vajza e Rasimit, Shejhan Fejzullau.

“Ata që skan zoti u dhashtë ata që kanë zoti i shpërbleftë”, ishin fjalët e tyre përmbyllëse.

Dëshira e tyre e flaktë është që edhe ata një ditë tu ndihmojnë nevojtarëve sepse thonë të ndihmosh hallexhiun nuk ka çmim. (Rina Turkeshi, TVM2)