Merkel rrit presionin ekonomik ndaj Turqisë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kërkuar të rrisë presionin ekonomik ndaj Turqisë...

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kërkuar të rrisë presionin ekonomik ndaj Turqisë për të siguruar lirimin e shtetasve gjermanë të mbajtur në paraburgim.
Merkel e përshkroi si “të tepruar” faktin që disa shtetas gjermanë aktualisht ndodhen të burgosur në Turqi.
“Ne jemi munduar t’u sigurojmë të arrestuarve ndihmë konsullore , por , për fat të keq, shpesh herë Turqia na e ka vështirësuar atë “, shtoi ajo. Gjithashtu, politikani i opozitës, Cem Oezdemir, lideri i të Gjelbërve, bëri thirrje për ushtrimin e presionit të mëtejshëm ekonomik ndaj Ankarasë dhe presidentit, Recep Tayyip Erdogan.
Disa shtetas gjermanë, duke përfshirë dy gazetarë dhe një punonjës për të drejtat e njeriut, ndodhen aktualisht në paraburgim në burgjet turke, të akuzuar për lidhje me terroristët.
