Qasja tek informacionet nga regjistri qendrorë, gazetarët: Lehtësim për punën hulumtuese

17.09.2017 13:55

Qasja tek informacionet pa pagesë nga Regjistri Qendrorë dhe Kadastra....

Qasja tek informacionet  pa pagesë nga  Regjistri Qendrorë  dhe Kadastra nga ka lehtësuar dukshëm punën e gazetarëve e në veçanti atyre që merren me hulumtime afatëgjate.

Ky është konstatimi i gazetarëve shqiptarë  Besim Iljazi dhe Xhelal Neziri të cilët tashmë pranojnë se është financiarisht më lehtë për të kompletuar një storie hulumtuese, por nga ana tjetër theksojnë nevojën imediate për heqjen e kushtit të vetëm që gazetarët të tregojnë qëllimet e hulumtimit.

“Është për të përshëndetur sepse me këtë veprim u mundësohet gazetarëve qasje të lire dhe falas deri te dokumentacionet që deri tani është dashur të paguajm shuma të majme për të cilën gazetari individual hulmtues nuk kanë mundur të paguajn” – tha gazetari, Besim Iljazi.

“Dhënie e pa pages e këtyre dokumentave ka lehtësuar edhe punën e gazetarve pasi që dihet kondicioni I financiar i mediave dhe të gazetarëve këtu te ne që nuk mund paguajnë për dokumentet  për një sortie 50 ose 100 euro.Prandaj me këtë vendim Qeveria veçmë ka mënjanuar pengënsën kryesore që ka të bëj me anën finciare ndërkohë që në të ardhmen duhet të fokusohet presioni jon si gazetar që të hiqet edhe pjesa e fundit që është më pak e rëndësishme se çfarë teme punojnë gazetarët” – u shpreh gazetari, Xhelal Neziri.

Neziri dhe Iljazi thonë gjithashtu se është koha e duhur që njëherë e përgjithmon të rregullohet edhe çështja e zbatimit praktik të ligjit për qasje të lira deri te informacionet me karakter publik që do t’i detyronte institucionet e tjera publike të japin informatat të sakta dhe në kohë për gazetarët.

“Ajo që është e rëndësishme është që puntorët medial duhen fokusuar dhe punuar në  drejtim të shkurtimit të afatit ligjor për dhënien e informatave e karakterit publik të organeve shtetërore ku do tu mundësojnë gazetarve qasje të lire dhe të shpejtë në kohë reale  të infomacionioneve” – theksoi gazetari, Besim Iljazi.

“Më me rëndësi është që në këtë rast të zbatohen ligjet dhe funksinojn  institucionet dhe në rast se nuk jepen infomracionin në kohë dhe I duhur Komisionit të jetë më I zëshëm, të kyçet edhe Komisioni Antikoripcion por në fund të fundit të kyçet edhe Prokuroria Publike e cila pastaj do të hetonte nëse mbyllja e një institucioni hermetike fsheh diçka” – thotë gazetari, Xhelal Neziri.

Dhënia e informatave  falas për gazetarët nga Regjistri Qendror dhe Kadastra u bë me vendim të qeverisë javën e kaluar.

Kushti i vetëm për të shfrytëzuar këtë shërbim është që gazetarët paraprakisht të tregojnë qëllimet e huluimtimit të tyre, ndërsa në rast se nuk dëshirojnë të bëjnë këtë atëherë si alternativë duhet të paguajnë për të siguruar informatat e nevojshme. (Rexhep Qamili, TVM2)