Londër, i arrestuari i dytë pas sulmit në tren

17.09.2017 15:27

Një person i dytë është arrestuar në lidhje me sulmin e së premtes në një stacion trenash të Londrës....

Një person i dytë është arrestuar në lidhje me sulmin e së premtes në një stacion trenash të Londrës. Policia thotë se ka arrestuar një 21-vjeçar në Hounslow, në perëndim të kryeqytetit britanik, gjatë natës së të shtunës, pas dyshimeve për shkelje që kanë të bëjnë me terrorizmin.

Një 18-vjeçar ishte ndaluar më herët, edhe ky i dyshuar për shkelje terrorizmi, pas shpërthimit të ndodhur në stacionin “Parsons Green”, që shkaktoi 30 të plagosur.

Ky i mëparshmi ishte arrestuar gjatë mëngjesit të së shtunës në Portin e Doverit. Niveli i gatishmërisë për një sulm të mundshëm terrorist mbetet ende “kritik”, duke nënkuptuar se një i tillë pritet në mënyrë të pashmangshme.

Policia tashmë është përqëndruar në kërkimet në një shtëpi në periferinë “Sunbury on Thames” të zonës Surrey. Shtëpia në fjalë i përket një çifti të moshuarish, të njohur për përkujdesjen ndaj qindra fëmijëve, përfshi edhe refugjatëve.

Një fqinje e tyre, ka thënë se çifti i moshuar ka pasur një 18-vjeçar dhe një 22-vjeçar kohët e fundit për të cilët përkujdeseshin, por ajo i ka përshkruar ata të dy si “shtylla të mëdha të komunitetit”, pasi ata “bëjnë një punë që shumë të tjerë nuk mundem ta bëjnë”.