Tevdovski, buxheti po mbushet ekonomia po lëviz
Gjatë 100 ditëve të Qeverisë së re janë realizuar dhjetë projekte me qëllim që të vendoset rend....

Gjatë 100 ditëve të Qeverisë së re janë realizuar dhjetë projekte me qëllim që të vendoset rend në harxhimet publike dhe reformat në sistemin e financave publike të jenë në përputhshmëri me standardet më të mira evropiane.
Këtë e bëri të ditur Ministri i Financave Dragan Tevdovski sipas të cilit me rebalansin e buxhetit janë shkurtuar harxhimet joproduktive ,është bërë analizëpër shpërndarjen e të ardhurave dhe janë kthyer kredi me kamatë prej 6 %.Poashtu ka vendim për rritjen e pagëls minimale prej 12 mij denarëve,dhe është përforcuar bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare financiare.
“Kur pranova të jem Ministër i Financave isha i vetëdijshëm për seriozitetin e sfidave me të cilat përballet sistemi i financave publike.Maqedonia ishte vend me transparencë jo të mjaftueshme të buxhetit,dhe vite të tëra paratë e qytetarëve harxhoheshin në fasada joproduktive,shelgje dhe lukse për qeveritarët,ndërsa borxhi publik ishte rritur tre fish nga 1.6 miliard euro në 2008 në 4.7 miliard në 2016 që shkaktuan borxhe të mëdha për kthim” – tha Ministri i Financave, Dragan Tevdovski.
Sipas tij gjithkund në sistem janë lënë obligime të fshehta.
Ton Dragan Tevdovski Ministër i Financave
“Qëllimi im që nga dita e parë ishte që të ketë rend në harxhimet publike dhe Ministria të bëhet institucioni më kredibil në Maqedoni dhe reformat në sitemin e financave publike të jenë të orientuara drejt standardeve më të mira evropiane” – u shpreh Dragan Tevdovski.
Sipas tij Ministria ka siguruar financa stabile deri në fund të vitit dhe nuk do të ketë nevojë për revidim. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)
