Minovski, do të bëjmë ç’mos të mos importojmë energji elektrike

17.09.2017 16:59

Prodhimi i energjisë elektrike është në gjendje katastrofale...

Prodhimi i energjisë elektrike është në gjendje katastrofale me ç'rast parashtrohet pyetja a duhet dimrit të importojmë rrymë . Këtë e bëri të ditur Drejtori gjeneral i Elektranave të Maqedonisë, Dragan Minovski.

Sipas tij analiza e bërë ka treguar se udhëheqësitë e mëparshme kanë punuar joprofesionalisht dhe nuk është realizuar revitalizimi i blloqeve dy dhe tre në Manastir.

“Arsyeja për prodhimin e zvogëluar është revitalizimi i cili nuk është realizuar sic duhet i blloqeve 2 dhe 3 në Manastir,ndërhyrje për të cilën janë paguar 66 milion euro që në vend të përforcimit të blloqeve e ka zvogëluar kapacitetin e tyre për prodhim me crast janë humbur 40 megavat në orë ose 130 milion euro shumë për të cilën mund të thuhet se është e ardhur e parealizuar e Elemit” – thotë Drejtori Gjeneral i Elektranave të Maqedonisë, Dragan Minovski.

Udhheqësia e mëparshme ka menaxhuer keq prandaj të gjitha akumulimet janë harxhuar me crast niveli i ujit ka rënë gjë që pamundëson drejtim stabil të sistemit.

“Më 7 gusht 2017 gjatë dhënies së llogarisë së Elemit në të kishte 7.3 milion euro. Deri në fund të 2017-tes ELEM duhet të paguajë kredi në vlerë prej 12.5 milion euro. Kjo do të thotë se kështu jemi në minus.Në llogarinë tonë kishte depozite në vlerë 17.8 milion euro por këto mjete janë planifikaur për remont të termoelektranave si dhe për furnizimet eventuale me energji elektrike” – u shpreh Drejtori Gjeneral i Elektranave të Maqedonisë, Dragan Minovski.

Sipas Minovskit udhëhqeësia e elemit bën përpjekje maksimale që prodhimi i enbergjisë elektrike të rritet me qëllim që të minimizohet nevoja për import të energjisë elektrike deri në fund të 2017-tes. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)