Korpusi i paqes nga SHBA, volunterë për punë në komunat e Maqedonisë

17.09.2017 17:26

Pesëdhjetë përfaqësues të Korpusit të paqës nga SHBA sot arritën në Maqedoni....

Pesëdhjetë përfaqësues të Korpusit të paqës nga SHBA sot arritën në Maqedoni. Këta volonter amerikan dy vitet e ardhshme do të qëndrojnë në vendin tonë me ç’rast do të punojnë si mësues të gjuhës angleze defektolog,në sferën e zhvillimit të bashkësive në partneritet me shkollat fillore dhe të mesme,komunat dhe OJQ të.

Ata do të kalojnë tre muaj trajnim ku përfshihet  mësimi i gjuhës maqedonase dhe shqipe si dhe njohja me kulturën e etnive.

“Do të punoj në Komunë në sferën e zhvillimit të ekonomisë.Ende nuk e di saktësisht se cilat do të jenë obligimet e punës por mezi pres të shoh se për cka bëhet fjalë.Jam në shërbim për të gjitha opcionet” – tha njëra prej aktivisteve të Korpusit të Paqes.

 “Ishim shumë të lumtur kur para dy vitesh së bashku me vajzën tonë si turist vizituam Maqedoninë. Ky vend na la mbresa andaj dëshiruam që sërisht të kthehemi këtu” - tha një tjetër aktivist i Korpusit të Paqes.

Nga viti 1996 në Maqedoni kanë shërbyer 700 shtetas të SHBA ve, ndërkohë Korpusi i paqes realizon programet në partneritet me Ministrinë e arsimit,të vetqeverisjes lokale dhe me Ministrinë për punë dhe politikë sociale. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)