VMRO-DPMNE, po ikin investitorët e huaj, LSDM: VMRO po përhapë lajme të rrejshme

17.09.2017 18:17

Politikat ekonomike të LSDM-së janë të dështuara vlerëson VMRO-DPMNE-ja opozitare....

Politikat ekonomike të LSDM-së janë të dështuara vlerëson VMRO-DPMNE-ja opozitare. 

Sipas kësaj partie investimet e huaja në vend të tërheqje, ato me çdo çmim po i largojnë edhe ato që tanimë kanë investuar në Maqedoni.

“Qeveria e LSDM-së për vetëm tre muaj e dëshmoi paaftësinë e sajë në sferën e tërheqjes së investitorëve dhe hapjen e vedeve të reja të punës. Në qeveri kot egzistojnë ministra pa resor,  për tërheqjen e investimeve.Në qeveri kot egzistojnë dy këshilltarë nga Serbia të cilët paguhen me paratë e qytetarëve.Këto honorare të majme nuk sollën kurrfar benifitesh. Rezultatet e kësaj papërgjegjësie janë zero investiture në këto tre muaj dhe zero vende të reja të punës” – tha  Dragan Danev nga VMRO-DPMNE.

Sipas VMRO-së në vend të hapjes së vendeve të reja të punës, për shkak të politikave të gabuara egziston rrezik serioz mijëra njerëz të mbeten pa punë pasi investitorët e huaj paralajmërojnë largimin nga Maqedonia. Kjo sipas parties së Gruevskit nuk do të ndikojë vetëm në numrin e të punësuarve por edhe në gjith ekonominë e vendit.  Në këto pretendime të opozitës ka reaguar LSDM, nga e cila theksojnë se është gënjeshtër pretendimi i VMRO-së se po largohen kompanitë e huaja. 

“Është gënjeshtër se investitorët e huaj planifikojnë të largohen nga vendi. VMRO-DPMNE-ja e pa reformuar e Nikolla Gruevskit, vazhdimisht perhapë lajme të rrejshme. E vërteta është se qeveria e udhëhequr nga LSDM, deri në fund do ti respektojë të gjitha marrveshjet me investitorët e huaj, që janë në rrjedhë e sipër, me respektim të ndërsjelltë të obligimeve. E vërteta është se plani i ri për zhvillim ekonomik, sigoron klimë stabile të biznesit për investime të përherëshme dhe afatgjate dhe lidhur me masat e reja për tërheqjen e investimeve të jashtme dhe të brendëshme, është vërejtur interesim dhe entuziazëm për investiem të reja”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti poashtu theksojnë se qeveria e kaluar e VMRO-së i kishte harxhuar kot 5.6 miljon euro për roud shou, 12.5 miljon euro për reklama te mediat vendore për tërheqjen e investimeve të huaja, 31 miljon euro për reklamim jahst vendit dhe harxhime tjera jo produktive.

Nga LSDM thonbë se për dallim nga qeveria e kaluar qeveria e udhëhequr nga LSDM paratë i dedikon për investime reale, për hapjen e vendeve të reja të punës të paguara mire, dhe për pagesën e rugave më të larta për të punësuarit. (Naim Ramadani, TVM2)