Futboll
Eto`o mungon kundër Kroacisë?
16.06.2014 18:09
Kapiteni i përfaqësueses së Kamerunit ka pësuar një dëmtim në gju dhe i duhet të qëndrojë jashtë fushave të paktën 10 ditë...
Kapiteni i përfaqësueses së Kamerunit ka pësuar një dëmtim në gju dhe i duhet të qëndrojë jashtë fushave të paktën 10 ditë.
Botërori i Brazilit mund të ketë përfunduar për Samuel Eto’o. Kapiteni i përfaqësueses së Kamerunit ka pësuar një dëmtim në gju dhe i duhet të qëndrojë jashtë fushave të paktën 10 ditë. Futbollisti simbol i luanëve të Afrikës do të humbasë kështu dy sfidat e tjera të vlefshme për grupin A që Kameruni do të ketë përballë Kroacisë dhe Brazilit.
Sipas të gjitha gjasave Eto’o mund të kthehet në aksion vetëm në sfida e 1/8 por duke ditur që Kameruni është një skuadër modeste dhe e ka humbur ndeshjen e parë në Botëror përballë Meksikës shanset për të parë sërish në fushë Samuel Eto’o janë minimale për të mos thënë zero.
Lajmin për mungesën e 33-vjeçarit në sfidat me Kroacinë dhe Brazilin e konfirmoi vetë sulmuesi kamerunas që në faqen e tij në rrjetin social Tëitter shkruajti. “Duhet një mrekulli, shpresoj që zoti të më ndihmojë”.
Në Kamerun të gjithë shpresojnë që idhulli i tyre të luajë sërish në këtë Botëror, megjithatë për këtë duhet që luanët e pamposhtur të Afrikës duhet të kalojnë përtej fazës së grupeve. Eto’o-së tashmë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mbështesë shokut e skuadrës në dy takimet e radhës si dhe të vijojë me riaftësimin e tij.