Uashington, protestuesit pro dhe anti-Trump përfundojnë në përqafim
Disa qindra përkrahës të Presidentit Donald Trump u mblodhën të shtunën pasdite para Monumentin të Washingtonit....

Disa qindra përkrahës të Presidentit Donald Trump u mblodhën të shtunën pasdite para Monumentin të Washingtonit, në një aktivitet të quajtur “Nëna e të gjitha mitingjeve”.
Në protestë papritur u përfshinë një grup aktivistësh të lëvizjes “Jeta e zezakëve është e rëndësishme, pranë skenës ku po zhvillohej mitingu pro -Trump.
Tensioni i momentit u kapërcye, kur një folës në mitingun pro-presidentit i ftoi palën tjetër të protestuesve në skenë.
Të dyja palët folën në miting për unitet dhe për fillimin e një dialogu, pastaj përqafuan njëri tjetrin dhe shtrënguan duart miqësisht.
Përkrahësit Trump kishin shpresuar që në mitingun e tyre të mblidheshin mijëra vetë, por në fund, qindra demonstrues valëvitën flamujt në mbështetje të presidentit, i cili kishte shkuar për fundjavë në klubin e tij të golfit në Nju Xhërsi. Javën e ardhshme ai do të marrë pjesë në takimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Mitingu pro-Trump u mbajt pas një tjetër proteste të aktivistëve anti-Trump pranë Shtëpisë së Bardhë, që cilët kërkuan që Presidenti të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Presidentirt rus Vladimir Putin, si përgjigje ndaj ndërhyrjes së Moskës në zgjedhjet presidenciale.
