Maqedoni
Mot me diell dhe i ngrohtë deri 36 gradë
18.09.2017 09:02
Mot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë deri 36 gradë...

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri 15 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me temperaturë të mëngjesit prej 13 gradë dhe temperaturë maksimale të ditës deri 32 gradë.
Mot të ngrohtë do të ketë edhe të martën, ndërsa të mërkurën do të fryjë erë e përforcuar jugperëndimore me reshje të përkohshme të shiut dhe bubullima të rralla.
Të enjten mot me erë mesatare veriperëndimore deri të përforcuar do të ketë ulje të konsiderueshme të temperaturës, por edhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pastaj moti do të jetë stabil dhe më i freskët, me temperatura të ulëta./Mia
