Futboll

Gjermania luan takimin e 100-të

16.06.2014 18:12

E shkuara përsëritet për Gjermaninë, me një motivim më tepër kundër Portugalisë, me të cilën është përballur edhe në Botërorin 2006...

E shkuara përsëritet për Gjermaninë, me një motivim më tepër kundër Portugalisë, me të cilën është përballur edhe në Botërorin 2006.
 
Gjermanët e udhëhequr nga Joachim Loë do të kërkojnë me çdo kusht ta festojnë me fitore ndeshjen e 100-të në Kupën e Botës.
 
Tre herë kampionët e botës renditen të dytët pas Brazilit në listën e vendeve që kanë shënuar më shumë në kompeticionin më të madh futbollistik, konkretisht numërojnë 206 gola.
 
Përballë Portugalisë së Cristiano Ronaldos, për pancerat nis fillimi i një aventure të re në Brazil, ku sigurisht që do të kërkohet trofeu i katërt i Kupës së Botës.