Botë

Rumani, tetë viktima dhe 140 të lënduar nga stuhitë

18.09.2017 11:29

Të paktën tetë persona gjetën vdekjen dhe 140 persona mbetën të lënduar si pasojë e stuhisë së fuqishme...

Të paktën tetë persona gjetën vdekjen dhe 140 persona mbetën të lënduar si pasojë e stuhisë së fuqishme që goditi Rumaninë perëndimore me erëra deri në 100 km në orë.
 
Mbrojtja Civile njoftoi se erërat e forta shkatërruan edhe rrjetin elektrik. Trafiku rrugor dhe hekurudhor u ndërpre për shkak të pemëve të rrëzuara.
 
Disa spitale, shkolla dhe ndërtesa apartamentesh kishin kulme të dëmtuara dhe dhjetëra qytete dhe fshatra mbetën pa energji elektrike. Shumë prej viktimave ishin njerëz që po shëtisnin në rrugë.
 
Një grup turistësh u bllokua për një orë në një karvan në qarkun verior të Maramures. Qindra zjarrfikës u vendosën në operacionin e shpëtimit dhe pastrimit.