Botë

“Talim” godet Japoninë, 2 të vdekur, 3 të zhdukur dhe 35 të lënduar

18.09.2017 12:41

Tajfuni “Talim” përplasi mbi Japoni disa stuhi tropikale njëherësh, duke sjellë me vete shi dhe erë të fuqishme...

Dy persona kanë vdekur deri tani dhe tre të tjerë konsiderohen të zhdukur, por ky është vetëm numërimi fillestar. 35 janë të lënduarit. Në qendër të Hokaidos, era arriti shpejtësinë 180 km në orë.

Në prefekturën Kagaua, shiu shkaktoi rrëshqitje të tokës. Në prefekturën Koçi, lumenjtë dolën nga shtrati.

Viktimat janë kryesisht në moshë të vjetër, ndërsa të lënduarit kanë pësuar nga sendet e forta që ju kanë rënë përsipër nga era. 800 fluturime janë anuluar në gjithë Japoninë të dielën, numri është ulur në 300 që nga mëngjesi i së hënës.