Futboll

Japonezët pastrojnë stadiumin

16.06.2014 21:17

Pas çdo ndeshjeje që zhvillohet, stadiumet bëhen të papastër nga bërlloku dhe gjësendet që i hedhin shikuesit...

Pas çdo ndeshjeje që zhvillohet, stadiumet bëhen të papastër nga bërlloku dhe gjësendet që i hedhin shikuesit.
 
Mirëpo, jo të gjithë tifozët janë të pakujdesshëm në këtë aspekt.
 
Në fakt, tifozët japonezë kanë treguar kulturë të lartë, duke marrë thasë dhe duke i hequr mbeturinat, pas ndeshjes që përfaqësuesja e tyre e zhvilloi ndaj Bregut të Fildishtë, të shtunën pas mesnate, ku japonezët humbën 2;1.
 
Definitivisht, aziatikët kanë dhënë shembull për pastërti, të cilin do të ishte mirë ta ndjekin edhe tifozët e ekipeve tjera pjesëmarrëse të Botërorit, i cili po mbahet në Brazil.