Derivatet e naftës, KRRE: Prej mesnate benzina për gjysmë denarë më shtrenjtë

18.09.2017 14:18

Komisioni Rregullator për Energjetikë publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës...

Benzinat nga sonte pas mesnate shtrenjtohen për gjysmë denarë për litër, ndërsa çmimi i derivateve disel rritet për 1,5 denarë. Çmimi i ri me pakicë i Eurosuper BS-95 do të jetë 63,5 denarë për litër, kurse Eurosuper BS-98 do të shitet për 65 denarë.
 
Çmimi me pakicë i Eurodisel do të jetë 49,5 denarë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 38,5 denarë për litër. Me vendimin e KRRE-së për 0,656 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NC dhe do të jetë 24,537 denarë për kilogram.
 
Arsye për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës është çmimi mesatar për 5,14 për qind më i lartë i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe kursin më të ulët të dollarit në krahasim me denarin thonë nga KRRE.