Maqedoni

Rasti “Talir”, Supremja vendos rreth ankesës së PPS-së

18.09.2017 15:03

Pas shtyrjes njëjavore, Supremja sërish u mblodh sot për të diskutuar për kërkesën e Prokurorisë Publike Speciale për lëndën “Talir”

Pas shtyrjes njëjavore, Supremja sërish u mblodh sot për të diskutuar për kërkesën e Prokurorisë Publike Speciale për lëndën “Talir”, gjegjësisht për ngrirjen e pronave të VMRO-DPMNE-së.

Prokurorja speciale, Lence Ristovska, u shpjegoi pesë anëtarëve të Gjykatës Supreme se prona e VMRO-DPMNE-së është fituar në mënyrë joligjore, e për këtë arsye specialja kërkon ngrirje të saj.

Sipas Ristovskës, ngrirja e pronës dhe vendosja e ndalesës për tjetërsimin e saj është në shërbim edhe të vetë partisë. Në dhjetor të vitit të kaluar prona është vënë nën hipotekë dhe me ngrirjen e pronës do të parandalohej dëmi më i madh financiar, meqë kjo pronë trajtohet si ilegale.

Kërkesa e PPS-së është në kuadër të procesit për rastin “Talir”, në të cilin PPS hedh dyshime për pastrim parash që arrijnë shumën prej 5 milionë eurosh.