“Ditët e Naimit”, 19-22 tetor në Tetovë, laureat poeti amerikan Xhorxh Vales

18.09.2017 16:19

Festivali ndërkombëtar i poezisë “Ditët e Naimit”, edhe sivjet mbledh në Tetovë....

Festivali ndërkombëtar i poezisë “Ditët e Naimit”, edhe sivjet mbledh në Tetovë poetë të shquar nga vendi, rajoni dhe bota. Fitues i sivjetmë i titullit “Naim Frashëri” është poeti amerikan, Xhorxh Vales, i cili ka një bagazh prej mbi 40 librash me poezi, një pjesë të  të cilave  në dy gjuhë, në anglisht dhe italisht.

“Kam nderin që sot të them që laureat i edicionit të 21-të i FND-së është poeti i madh amerikan, Xhorxh Vales, pra edhe një laureat këtë vit e kemi amerikan”,- u shpreh drejtori i Festivalit “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahi.

“Është autor i shumë librave dhe shquhet për origjinalitet poetik me të cilin edhe ka joshur admiruesit e poezisë dhe fjalës së bukur artistike”,- theksoi kryetari i komisionit, Ndue Ukaj.

Vendimin për fituesin e laureatit të sivjetmë e ka sjellë juria e përbërë nga drejtori i festivalit, Shaip Emërllahu, kryetari i Jurisë, Ndue Ukaj, profesori, Xhelal Zejneli, dhe poeti amerikan, Greig Curri.

Festivali ndërkombëtar i poezisë “Ditët e Naimit” mbahet prej më 19 deri në 22 tetor. Në të pritet që të jetë i pranishëm edhe laureati i sivjetmë, Xhorxh Vales. (Visar Sadiki, TVM2)