Mehmedi falenderon të gjithë shqiptarët
Pas golit historik të shënuar dje, me të cilin u bë golashënuesi I parë shqiptar në historinë e kampionateve botërore...
Pas golit historik të shënuar dje, me të cilin u bë golashënuesi I parë shqiptar në historinë e kampionateve botërore, Admir Mehmedi përmes faqes së tij zyrtare në facebook ka deklaruar se ndjehet krenar që është bërë shqiptari i parë që shënon në një botëror, ndërsa ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e madhe.
Djaloshi nga Gostivari në postimin e tij ka shkruajtur: “Vërtet ndjehem krenar që shënova dje kundër Ekuadorit dhe u bëra shqiptari i parë që shënon në Botëror. Ju falënderoj të gjithëve nga zemra për përkrahjen që e kam nga ju dhe mediat shqiptare. Një falënderim i veçantë shkon edhe për z. Sali Berisha, i cili dha përkrahjen e madhe ndaj të gjithë shqiptarëve që morëm pjesë dje me Kombëtaren Zvicerane. Me respekt: Admir Mehmedi”.
Ndryshe Zvicra, mundi Ekuadorin me rezultat 2-1, ndërsa në këtë ndeshje luajtën katër shqiptarë: pos Mehmedit, edhe Shaqiri, Xhaka e Behrami, ndërsa Xhemaili, ishte në bankinë dhe nuk e pati mundësinë të luaj në këtë sfidë historike.