Allagjozovski, raport për 100 ditëshin e Ministrisë së Kulturës

18.09.2017 18:18

Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, ka prezantuar punën 100 ditore të kësaj ministrie....

Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, ka prezantuar punën 100 ditore të kësaj ministrie, duke theksuar se identiteti gjuhësor dhe kulturor janë prioritetet më të rëndësishme në politikën kulturore të Qeverisë, prandaj në njëqind ditët e para ka filluar procesi për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe janë ndërmarrë aktivitete intensive për mbrojtjen e pasurisë kulturore.

Me prioriteteve në Ministrinë e Kulturës është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për të drejtë autoriale dhe të ngjashme, për çfarë e kanë organizuar debatin e parë publik me përfshirjen e të gjitha palëve të prekura.

Ai po ashtu përmendi intervenimet urgjente në Çifte Hamam dhe Hamamin e Daut Pashës, zhvendosjen e ikonave të vlefshme nga Muzeu i Maqedonisë në vend përkatës për ruajtje.

Ministri Allagjazovski në llogaridhënien kritikoi punën e ministres së kaluar, duke theksuar se vetëm përmes marrëveshjeve të dëmshme menaxheriale dhe marrëveshjes për qira, deri tani janë konfirmuar dëme prej rreth 2,4 miliard denarësh nga buxheti shtetëror. 

Udhëheqësit e rinj në institucionet kulturore janë emëruar nga vet kolektivët dhe se mandati i tyre është i kufizuar në të paktën gjashtë muaj, më pas do të pasojnë konkurse për zgjedhjen e udhëheqësve të rinj kur me programe të veta do të mund të konkurrojnë edhe persona jashtë institucioneve, tha ministri.

Sa i përket projektit “Shkupi 2014”, Allagjozovski tha se një grup pune prej pesëanëtarësh në Ministrinë e Kulturës po e analizon projektin "Shkupi 2014" dhe do t'i qaset në faza dhe me prioritete.

Për disa përmendore dhe objekte që janë më të kontestueshme dhe për të cilat ka reagim edhe nga opinioni, tashmë ka propozime fillestare se si të zgjidhen, por do t'i shqyrtojë dhe për to do të vendosë Qeveria.

Ai tha se nuk zbulon informacione për propozimet e grupit punues derisa vendimi për to nuk është përfundimtar.