Zaevi dhe Ademi në takime me diasporën e Maqedonisë në SHBA

18.09.2017 21:20

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri, Zoran Zaev dhe ministri i Diasporës Edmond Ademi....

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri, Zoran Zaev dhe ministri i Diasporës Edmond Ademi, sot në Nju-Jork realizon takime me përfaqësues të diasporës së Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Takimet po mbahen në suaza të pjesëmarrjes së delegacionit në Asamblenë e Përgjithshme të 72-të në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork nga data 17 e deri më 23 shtator.

Zaevi dhe Ademi u takuan me përfaqësues nga nisma Maqedonia 2025, me liderët e Diasporës së Bashkuar Maqedonase dhe me përfaqësues të Forumit për Maqedoni Demokratike.

Pas takimeve, FMD do të organizojë pritje në nder të mysafirëve të lartë nga Maqedonia. Në suaza të pritjes me performanca të veta muzikore do të perfomojnë Duke Bojaxhiev, Marija Vërshkovska dhe violinisti Vlladimir Kostov.