Futboll
Gjermania gjunjezon Portugalinë me 4-0
16.06.2014 20:06
Gjermania e ka nisur jashtëzakonisht mirë kampionatin Botëror ne brazil pasi ka turperuar Portugalinë e Cristiano Ronaldos...
Gjermania e ka nisur jashtëzakonisht mirë kampionatin Botëror ne brazil pasi ka turperuar Portugalinë e Cristiano Ronaldos me rezultat të thellë 4-0 në kuadër të Grupit E.
Gjermanët vetëm pas 12 minutash lojë fituan një penalti të cilën në gol e konvertoi Thomas Mueller, ndërsa mbrojtësi Mats Hummels (32') ngriti epërsinë në 2-0.
Në minutën e fundit të pjesës së parë Mueller shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje për rezultatin 3-0, me të cilin ekipet shkuan në pushim. portugalia nga minuta e (37') mbeti me një lojtar më pak pasi me karton të kuq u ndëshkua mbrojtësi Pepe, dhe largimi i tij padyshim se ndikoi më pastaj edhe në rezultat.
Edhe në pjesën e dytë, ekipi i trajnerit Joachim Low ishte dominues, derisa portugezët asesi nuk arritën të këndellëshin ashtu si edhe ylli i tyre Ronaldo i cili luajti një ndër ndeshjet më të këqija në karrierë.
Derisa, Portugalia nuk arriti golin e nderit, gjermanët realizuan edhe golin e katërt. Sulmuesi Thomas Mueller realizoi golin e tretë personal në minutën e (78') të ndeshjes.
Me këtë fitore të lartë, gjermanët paralajmëruan se do të jenë kandidati kryesorë për të fituar trofeun e Kupës së Botës. Vlene te theksohet se per kombetaren gjermane ka debituar edhe mbrojtesi shqiptar nga Gostivari Shkodran Mustafi I cili zevendesoi te mbrojtesin Mats Hummels.