Maqedoni

KShZ, hidhet shorti për radhitjen në fletëvotime

19.09.2017 12:08

KShZ në mesditë hedh shortin për renditjen e partive në fletëvotimeve...

Në hedhjen e shortit do të marrin pjesë përfaqësuesit e partive politike, koalicioneve dhe grupeve të zgjedhësve. Radhitjen e kandidatëve në listë, KShZ-ja e konfirmon me short dhe ai është i njëjtë në të gjitha komunat, ndërsa në komunën ku nuk do të ketë përfaqësues të vet, numri përkatës i parashtruesit do të hiqet dhe në vendin e tij do të shkruhet numri rendor i bartësit tjetër pa lënë vend të zbrazët.

Brenda datës 21 shtator, megjithatë, komisionet komunale zgjedhore duhet t’i publikojnë listat e kandidatëve për anëtarë të këshillit dhe për kryetarë komunash. Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Fushata zgjedhore do të fillojë më 25 shtator në mesnatë dhe do të përfundojë më 13 tetor. Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, përkatësisht më 29 tetor.