Maqedoni

Nju Jork, Zaevi takim me Trumpin, Dimitrovi takon Shannonin

19.09.2017 12:50

Kryeministri, Zoran Zaev, dhe ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, po marrin pjesë në Asamblenë e 72 të Përgjithshme të OKB-së...

Kryeministri Zaev me këtë rast ka realizuar një takim të shkurtër me presidentin amerikan, Donald Tramp.

"Në Nju Jork jam për Asamblenë e Përgjithshme të KB-së. Në takimin me presidentin, Donald Tramp, shpreha mbështetje për nismën e tij që përmes Deklaratës të mbështeten reformat e propozuara nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së. I dëshirova fillim të suksesshëm të reformave në OKB",- ka shkruar Zaevi në profilin e tij në facebook.

Ndërsa shefi i Diplomacisë, Dimitrovi ka mbajtur një takim bilateral me nënsekretarin për çështje politike në Departamentin e Shtetit, Thomas Shannon. Siç njoftoi Ministria e Jashtme, takimi kaloi në një atmosferë shumë miqësore dhe konstruktive, ku ministri ka theksuar përpjekjet kryesore të qeverisë së Maqedonisë, në plan vendor dhe të jashtëm.

Theksi është vënë në aktivitetet reformuese që synojnë kthimin e shoqërisë së Maqedonisë në rrugën e drejtë demokratike, si dhe qasje pozitive të hapur dhe miqësore me fqinjët jo të drejtpërdrejtë dhe të drejtpërdrejtë të Maqedonisë. Dimitrovi ka cekur edhe planin aktual të planifikuar duke rritur angazhimin dhe kontributin e Maqedonisë në misionet e NATO-s, për të mbështetur partnerët dhe duke kontribuuar për paqen në botë në përputhje me kapacitetet e vendit, si dhe duke dëshmuar se vendi pas pritjes së gjatë meriton të bëhet vendi i 30 i organizatës.

Nënsekretari amerikan, Shannon, shprehu vlerësimin e tij për vizionin, guximin, vetëdijesimin dhe qasjen reale që përmbajnë mesazhet e transmetuara nga pala e Maqedonisë. Ai shprehu interes për marrëdhëniet dypalëshe me fqinjët, si dhe kënaqësinë me hapat pozitivë në atë drejtim, njofton Ministria e Jashtme e Maqedonisë.