Futboll

Surprizon SHBA, mund 2 me 1 Ganën

17.06.2014 18:11

SHBA kanë mposhtur 2-1 Ganën, në takimin e vlefshëm për grupin G të kupës së botës “Brazil 2014”...

SHBA kanë mposhtur 2-1 Ganën, në takimin e vlefshëm për grupin G të kupës së botës “Brazil 2014”.

Për pasojë pas ndeshjeve të para në këtë grup SHBA i bashkohet në krye Gjermanisë me 3 pikë, por më pancerat që kryesojnë të parët me golavarazh më të mirë.

SHBA-të kaluan në avantazh që në minutën e parë me anë të Clint Dempsey, që ka shfrytëzuar një pakujdesi të ganezëve, në sekondën e 30 duke befasuar kundërshtarët.

Në vazhdim Gana u përpoq me të gjitha forcat për të barazuar rezultatin falë një lojë më ofensive por rezultati u barazua vetëm në minutën e 82 e autor Adre Ayew pas një aksioni shumë të bukur.

U duke sikur Gana do të tentonte deri në fund të përmbyste rezultatin, por 4 minuta më vonë falë një goditje nga këndi ishte Brook që riktheu avantazhin tek skuadra e trajnerit të njohur Jurgen Klinsman e cila në takimin e radhës do të luajë kundër Portugalisë ndërsa Gana do të ketë një test shumë të vështirë ndaj Gjermanisë.