Maqedoni
OKB, kërkohet më shumë kohë për hetimet në Mianmar
19.09.2017 13:05
Shefi i hetimeve për dhunën në Mianmar, në Kombet e Bashkuara, ka kërkuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara më shumë kohë për hetimet në Mianmar...

Qindra mijëra myslimanë janë shpërngulur nga Mianmari si pasojë e vrasjeve, torturës, dhunë seksuale, përdorimit të minave tokësore dhe djegieve të fshatrave.
“Ne do të shkojmë aty ku provat na dërgojnë”,- ka thënë udhëheqësi i misionit për gjetjen e fakteve, Marzuki Darusman, para se të kërkonte zgjatje të hetimeve për gjashtë muaj.
Ambasadori i Mianmarit, Htin Lynn, tha se hetimi i Darusmanit ishte “i dobishëm” dhe tha se Mianmari po merr masa kundër terrorizmit dhe po bën përpjekje për të rikthyer paqen.
