Maqedoni

QMK: Zjarre në Kodrën e Diellit dhe “Pelister”

19.09.2017 13:28

Zjarrfikësit e Tetovës gjatë ditës së djeshme kanë realizuar katër intervenime në shuarjen e zjarreve, njoftojnë nga Qendra regjionale për menaxhim me kriza në Tetovë...

Të dielën, në orën 13.20, është paraqitur një zjarr ku po ashtu është djegur bari i thatë në Kodrën e Diellit. Për këtë është njoftuar njësia territoriale kundër zjarrit pranë Komunës së Tetovës dhe Ndërmarrja Publike “Pyjet e Maqedonisë”, si dhe Stacioni policor në Kodrën e Diellit.
 
Zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në terren dhe kanë shuar zjarrin. Po ashtu në fshatin Pallaticë të Komunës së Zhelinës, zjarrfikësit kanë intervenuar për shuarjen e një zjarri që djegu barin e thatë.
 
Në fshatin Falishtë të Komunës së Tetovës, zjarrfikësit u angazhuan për shuarjen e një zjarri të shkaktuar nga djegia e dërrasave dhe materialeve ndërtimore. Zjarrfikësit kanë intervenuar edhe në shuarjen e një zjarri në pyll mbi fshatin Çellopek të Komunës së Bërvenicës. Zjarre ka pasur edhe në Komunën e Gostivarit dhe në Malin Baba, nën majën Pelister, i cili tanimë është lokalizuar.
 
“Zjarri në Pelister është në linjë gjatësie prej rreth një kilometër. Gjatë ditës së djeshme digjej vetëm bari i thatë dhe janë djegur disa hektarë nga bari. Por, nuk është shkaktuar kurrfarë dëmi mbi parkun nacional “Pelister”. Në terren janë ekipe profesionale nga Njësiti zjarrfikës i Manastirit, Drejtorisë për shpëtim në situata krizash, të punësuar nga Parku nacional “Pelister” dhe vullnetarë.