Ekonomi

Hua e re shtetërore prej 60 milionë eurosh

19.09.2017 14:04

Shteti mori hua të re sot prej rreth 60 milionë euro, njoftoi Ministria e Financave...

Ky është një ankand i bonove të thesarit 12-mujor me dhe pa klauzolë të këmbimit valutor dhe një obligacion qeveritar 15-vjeçar. Kjo është huamarrja e dytë për të kthyer një hua tjetër, në muajin shtator. 

Borxhet vendore nga 4 janë shkurtuar në 2 në muaj, ndërsa sipas paralajmërimeve të kryeministrit, Zoran Zaev, këtë vit nuk parashihet huamarrje në tregun vendor.