Maqedoni

IN MEMORIAM - Ndërroi jetë gazetari e arsimtari, Ferit Fejzullahu

19.09.2017 14:30

Sot, në Gostivar, pas një sëmundje disavjeçare, në moshën 71 vjeçare, ndërroi jetë Ferit Fejzullahu...

Sot, në Gostivar, pas një sëmundje disavjeçare, në moshën 71 vjeçare, ndërroi jetë Ferit Fejzullahu, arsimtar i dikurshëm, gazetar, kryeredaktor dhe redaktor shumëvjeçar në programin në gjuhën shqipe të Radio Shkupit. 
 
Ferit Fejzullahu u lind në vitin 1944, në fsh. Bellovisht të Gostivarit. Në Radio Shkup u punësua nga viti 1971, fillimisht në Redaksinë e ditës e më pas në emisionet e ekonomisë.
 
Gjatë karrierës së tij si gazetar në programin në gjuhën shqipe të Radio Shkupit merrej me çështjet e ekonomisë dhe në këtë lëmi la shenja të thella në trajtimin e kësaj lëmie në gazetarinë shqiptare.
 
Personaliteti dhe shëmbëlltyra e tij do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e të punësuarve në programin tonë. Varrimi i të ndjerit u bë sot  në varrezat e fshatit Bellovisht të Gostivarit.