Ekonomi

Strategji për financat publike 2018-2021, Tevdosvki: strategji ambicioze në nivele europiane

19.09.2017 14:55

Maqedonia deri në fund të vitit do ta ketë strategjinë e parë për menaxhim me financat publike për periudhën 2018-2021...

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, thotë se Qeveria është tërësisht e vendosur që sistemi i financave publike në Maqedoni të sillet në nivel më të lartë si në BE.
 
“Strategjia përmban planin aksional për reforma të të gjitha elementeve më të rëndësishme të sistemit për financa publike. Me këtë strategji fillojmë të mendojmë në një afat më të gjatë, që është shumë më ndryshe nga ato ad-hok, ndryshime në sistem.  Ndryshimet që disenjohen në këtë strategji janë në drejtim të standardeve dhe praktikave më të mira europiane, që nënkupton se do të na sjellin më afër sistemit të BE-së”,- u shpreh ministri i Financave, Dragan Tevdovski.
 
Projekt-dokumenti është publikuar që më 1 shtator në ueb faqen e Ministrisë së Financave dhe pas debateve e sugjerimeve, synohet që e njëjta të pranohet deri në fund të vitit. Tevdosvki e quajti strategjinë si ambicioze, me synimin që sistemi i financave publike të ngrihet në nivelin e BE-së.
 
I pyetur rreth masave të propozuara nga FMN, Tevdosvki thotë ndërkohë se Qeveria do t'i përmbahet programit për punën dhe se këto janë kornizat në të cilat do të lëvizë.
 
Në lidhje me rekomandimin për rritjen e kufirit të moshës për pensionim, Tevdosvki potencoi se Qeveria nuk mendon për rritjen e moshës së pensionimit, por konsideron se ka hapësirë që të zbatohen një pjesë e rekomandimeve të tyre, ndërsa mes tyre edhe ajo për rritjen e efikasitetit në shpenzimet publike.
 
Duke u përgjigjur për Ligjin për pagën minimale dhe nominimin, Tevdovski tha se edhe kur është sjellë ligji paraprak, nominimi ka qenë çështja më e dhimbshme dhe tani nominimi do të konfirmohet rreptësisht, që të mos iu lihet punëdhënësve ta keqpërdorin.
 
ERSAN PAJAZITI