Rasti “Fortesa”, Jakimovski shkarkohet nga posti drejtor në SELEK

19.09.2017 15:20

Toni Jakomivski, i akuzuari i dytë në rastin "Fortesa"...

Toni Jakomivski, i akuzuari i dytë në rastin "Fortesa", i hapur nga Prokuroria Speciale, sot është shkarkuar nga funksioni i drejtorit të SELEK - rrjetit rajonal për luftë kundër krimit, me seli në Bukuresht.

Këshilli i SELEK-it, njëzëri me 11 vota e shkarkoi Jakimovskin nga pozita e drejtorit në të cilin u emërua vitin e kaluar.

Delegacioni i MPB-së i kryesuar nga sekretarja shtetërore, Magdalena Nestorovska, në takimin e sotëm e sqaroi arsyen se përse Jakimovski duhet të shkarkohet.

Sipas vendimit të Gjykatës Supreme, Jakimovskit duhet t'i merret pasaporta, pra ai nuk do të mund të marrë pjesë në takime dhe ta udhëheqë SELEK-un.

Toni Jakimovski, ishte shef i kabinetit të ish-drejtorit të DZK-së, Sasho Mijallkov. Ai akuzohet në rastin “Fortesa” nga PPS për shkatërrimin e sistemeve me të cilat është përgjuar në mënyrë të paligjshme.