KShZ hedh shortin, publik numrat e partive në fletëvotime
KShZ hodhi shortin për radhitjen e kandidatëve në fletëvotimeve të partive politike....

KShZ hodhi shortin për radhitjen e kandidatëve në fletëvotimeve të partive politike që do të garojnë në zgjedhjet lokale më 15 tetor, njofton “TVM2”.
Në listë, LSDM do të garojë si e 19-ta, VMRO-DPMNE në vendin e 7, Bashkimi Demokratik për Integrim e 3-ta, Lëvizja BESA e 14-ta, partia Aleanca për Shqiptarët e 9-ta, Partia Demokratike Shqiptare e 15-ta, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët, i përbërë nga RDK dhe UNITETI, garojnë të dytët në listë, Partia për Prosperitet Demokratik e 17-ta, Lëvizja e Turqve e 8-ta, Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë e 11-ta, Partia “E Majta” si e 16-ta, PSDM është e para në listën zgjedhore 1, ndërsa në listën e këshilltarëve në Ohër dhe Manastir, BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët do të garojnë me numrin 4.
“Radhitja e listave të kandidatëve në fletëvotime përcaktohet me short dhe ky numër është i njëjtë në të gjitha komunat, ndërsa në komunat ku nuk do të kenë përfaqësues, në vend të tij do të shkruhet numri rendor i kandidatit tjetër pa lëndë vend të zbrazur”,- tha anëtari i KShZ-së, Atanas Urumov.
Deri më datën 21 shtator, KShZ duhet t’i publikojë edhe listat e kandidatëve për anëtarë të këshillave dhe për kryetarë komunash. Në komunat në të cilat të paktën 20 për qind nga qytetarët flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga ajo maqedonase, listat publikohen në maqedonisht dhe në gjuhën e dytë zyrtare që e përdorin qytetarët në atë komunë. Më 19 shtator gjithashtu përfundon edhe afati prej pesë ditëve kur partitë politike mund të dorëzojnë kërkesat e tyre për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave nga Lista Zgjedhore.
Listën Zgjedhor,e në të cilën janë bërë të gjitha ndryshimet të shtypura në formë certifikate, KShZ e mbyll më së voni deri më 24 shtator. KShZ-ja nënshkruan Listën Zgjedhore dhe certifikatat në të, më së voni deri më 29 shtator. Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni, të caktuara për më 15 tetor, do të zbatohen në 80 komuna, në Qytetin e Shkupit dhe në gjithsej 3.480.
Fushata zgjedhore zyrtarisht fillon më 25 shtator dhe e njëjta do të përfundojë më 13 tetor. Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, gjegjësisht më 29 tetor. (Rexhep Qamili, TVM2)
