Zgjedhjet lokale, Spasovski: Të sigurojmë votime pa presione
Ministria e Brendshme do të fokusohet që gjatë kësaj periudhe zgjedhore....

Ministria e Brendshme do të fokusohet që gjatë kësaj periudhe zgjedhore t’u sigurojë qytetarëve të votojnë pa presion.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, u bëri thirrje edhe institucioneve të tjera kompetente që të japin maksimumin për të siguruar zgjedhje të drejta, korrekte dhe demokratike.
“Zgjedhjet lokale, si të gjitha ciklet zgjedhore, janë shumë të rëndësishme për ne, sepse Ministria e Punëve të Brendshme e ka patjetër të sigurojë atmosferë të drejtë dhe demokrate para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Të gjitha kapacitetet e MPB-së do t’i vendosim në shërbim të zgjedhjeve, që ata të jenë të lira dhe demokrate. Ky është qëllimi ynë. Në këtë aspekt të gjithë pjesëtarët e MPB-së dhe të gjithë institucionet tjera kompetente për mbajtjen e zgjedhjeve duhet të angazhohen që qytetarët të votojnë pa presione”,- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
