Zbatimi i rekomandimeve, EShR: Rritet përqindja e zbatimit
Nga viti në vit rritet përqindja e zbatimit të rekomandimeve të Entit Shtetëror të Revizionit.....

Nga viti në vit rritet përqindja e zbatimit të rekomandimeve të Entit Shtetëror të Revizionit nga ana e institucioneve. Rreth 70 për qind prej rekomandimeve ose janë zbatuar ose janë në zbatim e sipër, u tha gjatë prezantimit të raportit për ndjekjen e punës së Entit Shtetëror të Revizionit.
“Nëse bëhet fjalë për rekomandime nga raportet financiare, afati për zbatimin e rekomandimeve është relativisht i shkurtër, por nëse kemi të bëjmë me rekomandime ku subjekti duhet të veprojë në pjesën e shfrytëzimit ligjor të mjeteve, vetë rekomandimi kërkon më shumë kohë se 90 ditë që të zbatohet”,- deklaroi ndihmësrevizorja, Cveta Ristovska.
Gjatë vitit të kaluar, Enti Shtetëror i Revizionit ka dorëzuar raporte në më shumë prokurori publike.
“Më konkretisht gjatë 2016, në Prokurorinë Themelore - Shkup janë dorëzuar raporte të Fondit të filmit, ndërmarrjes për mbrojtje të rrugëve rajonale dhe magjistrale, si dhe raporti për punën në komunën e Koçanit”,- u shpreh autorja e raportit, Gabriella Dimovska.
Të gjitha këto lëndë do t’i nënshtrohen procedurës hetuese. Raporti i tretë i vitit 2017 përfshin punën për informimin e opinionit përmes ueb faqes, perceptimit e medias për transparencën e Entit për Revizion dhe relacioni juridik mes Entit dhe Kuvendit.
Ajo më tej shtoi se një pjesë e madhe e gazetarëve kanë deklaruar se pjesërisht i kuptojnë raportet e rezivionit, sepse disa gjëra janë profesionale dhe të paqarta. Sipas saj, deri në mars të 2018-s do të përgatiten edhe tre raporte. (Flutura Latifi, TVM2)
