ShBA, Zaevi takon përfaqësuesit e diasporës

19.09.2017 18:09

Kryeministri, Zoran Zaev, ministri pa portofol i obliguar për Diasporën, Edmond Ademi....

Kryeministri, Zoran Zaev, ministri pa portofol i obliguar për Diasporën, Edmond Ademi, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në Nju Jork u takuan me përfaqësuesit e diasporës së Maqedonisë nga Amerika veriore, njofton “TVM2”.

Në takim ata i hapën temat për Ligjin rreth gjuhëve dhe për problemin me emrin e Maqedonisë të imponuar nga Greqia. Kryeministri Zaev premtoi se Ligji për përdorimin e  gjuhëve nuk do të jetë jashtë kushtetutës së Maqedonisë. Ata biseduan për pjesëmarrje aktive në strategjinë nacionale për mërgimtarë dhe kërkoi formimin e Ministrisë së Diasporës, e cila do t’i thellojë lidhjet midis atdheut dhe diasporës në planin social dhe ekonomik.

“Përpunimi i masave për investimet e reja në Republikën e Maqedonisë në pjesën e promovimit dhe inkurajimin e investimeve të huaja ka një element shumë motivues për diasporën, ju e dini që atdheu synon t’i kthejë ato, ndërsa tanët që janë jashtë, synojnë t’i kthejë në vend dhe këtë lidhje duhet patjetër ta shfrytëzojmë për shkak se përmban efekt të shumëfishtë për të dyja palët, për bashkëvendësit tanë që jetojnë jashtë vendit dhe ne që jetojmë këtu, dhe duam të kemi lidhje bashkëpunimi me bashkëvendësit tanë që jetojnë jashtë vendit”,- deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Kryetari i “Diasporës së Bashkuar Maqedonase”, Meko Kolloski, tha që Maqedonia duhet të bëhet anëtare e NATO-s dhe e BE-së pa u dëmtuar identiteti maqedonas. Shpresojmë që marrëveshja me Bullgarinë do të ofrojë benifite ekonomike, tha ai.

“Ne si maqedonas duam që Bullgaria ta shohë dhe pranojë se ka pakicë maqedonase, ne si diasporë luftojmë për atë edhe kemi anëtarë në Organizatën tonë, të cilët vijnë nga Maqedonia e Pirinit dhe e kemi patjetër t’i pranojmë qëndrimet e tyre”,- u shpreh Meko Kolloski nga “Diaspora e Bashkuar Maqedonase”.

Nga forumi i sapo formuar për Maqedoni Demokratike thonë se po punojnë për ide kreative. Duam të ndërtojmë ura komunikimi me vendin tonë me qëllim që të shohim prosportitet dhe një vend të fuqishëm ekonomikisht i cili do të jëtë pjesë e BE-së. Ajo tha se politika nacionaliste duhet të përfundojë

“Punohet për investime, punohet për arsim akademik për vizitë studimore dhe gjithcka që nuk është bërë deri më tani spese është luajtur me kartën e retorikave nacionaliste, ne duam ta mbyllim këtë pjesë dhe këtë histori për diasporën. Ne duam të ofrojmë një demokraci të re qytetare dhe një imazh të ri prosperues për diasporën” – tha Makedonka Trajkovska nga Forumi i Maqedonisë Demokratike.

Kryministri i Maqedonisë, Zoran Zaev merr pjesë në hapjen e debatit të përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila këtë vit mbahet për të 72-tën here. 

Zaev dhe anëtarët e delegacionit qeveritar ishin mysafirë të shumë solemniteteve me rastin e hapjes së sesionit vjetor të asamblesë së përgjithshme të KB-së me këtë rast ata zhvilluan  shumë takime pune dhe protokolare me shefat e shteteve dhe qeverive, si dhe me shefat e diplomacive të më shumë vendeve. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)