Angjushev: Nuk do prishen marrëveshjet me investitorët e huaj
Platforma ekonomike e qeverisë do të jetë gjenerator i rritjes së aktiviteteve ekonomike të shtetit....

Platforma ekonomike e qeverisë do të jetë gjenerator i rritjes së aktiviteteve ekonomike të shtetit, do të rritet mbështetja për ekonominë e vendit dhe nuk do të bëjë asnjë dallim me investitorëve të huaj dhe atyre të vendit, theksoi Angjushev gjatë prezantimit të së njëjtës.
Angjushev u zotua se nuk do të prishen marrëveshjet e nënshkruara me investitorët e huaj, por mbështetja për investitorët do të vazhdojë edhe më tej në bazë të programit.
“Investitorët e huaj i vlerësojmë si shumë të rëndësishëm për vendin, qeveria ka qëndrim se ato kontribuojnë për zhvillimin e shtetit, por mendojmë se mjetet e shpenzuara në atë mënyrë mund të jenë të shfrytëzuara në mënyrë më adekuate me programin e ri. Programi i ri përmban një sërë masash të specializuara. Praktikisht tentojmë që të kemi një skemë më transparente, një skemë ku do të jetë në dispozicion për të gjithë dhe nuk do të ketë nevojë që askush të vijë në qeveri dhe të negociojë, përkundrazi secili mund të gjejë veten në mënyrë adekuate bazuar në masat dhe kriteret që duhet t’i përmbajnë kompanitë për marrjen e ndihmave”,- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koco Angjushev.
Angjushev prezantoi masat për kompanitë përmes të cilave synon rritje ekonomike. Masat janë të ndara në tre grupe, masa për zhvillim ekonomik që do t’i dedikohen të gjitha kompanive të cilat do t’i plotësojnë kushtet, masa për mbështetjen e kompanive importuese dhe masa për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
“Secili që nuk do ta zvogëlojë numrin e të punësuarve në krahasim me mesataren e tre viteve të kaluara dhe nuk do të ul, përkundrazi do t’i rrit të ardhurat në krahasim me tre vitet e kaluara, do të mund të kandidojë për marrjen e ndihmës shtetërore”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koco Angjushev.
Platforma për rritje ekonomike parasheh që të arrihen rezultate pozitive, por nuk do të thotë që nuk do të respektohen marrëveshjet e deritanishme me investitorët e huaj, theksoi Angjushev.(Gazmend Rexhepi, TVM2)
