Maqedoni

KShZ zgjedh Asanin në vend të Ibraimit

20.09.2017 12:16

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime njëzëri ka pranuar propozimin e Lëvizjes BESA për anëtar të KShZ-së që të jetë Emira Asani - Salija...

Vendimi do të dorëzohet deri te kryetari i Kuvendit, i cili pritet që sot të vendoset në rend dite. Ermira Asani - Salija vjen në vend të Bedredin Ibraimit në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.
 
Ilija Dimovski ka kërkuar që Kuvendi të falënderojë Ibraimin për angazhimin e deritanishëm, duke vlerësuar si një profesionist të madh.
 
Zgjedhja e anëtarit të ri të KShZ-së vijon pas ndryshimeve në Ligjin për zgjedhje. Në KShZ bëhen këto ndryshime pasi Lëvizja BESA ishte e dyta si parti opozitare sipas numrit të deputetëve.