Maqedoni

Regjistrohet tërmet në Ohër

20.09.2017 12:50

Tërmet me intensitet prej 2.7 ballëve sipas Rihterit është ndjerë këtë mëngjes në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni...

Sipas të dhënave të Observatorit sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore në Shkup, këtë mëngjes në orën 08:49 është regjistruar tërmet me fuqi prej 2.7 shkallë.
 
Epiqendra e dridhjes ka qenë 10 kilometra në lindje të Ohrit.