Futboll
Mustafi debutoi për Gjermaninë
17.06.2014 18:24
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, debutoi në fanellën e kombëtares së Gjermanisë...

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, debutoi në fanellën e kombëtares së Gjermanisë.
Ai u fut në lojë në minutën e 73-të në vend të Mats Hummels, e cila ishte paraqitja e tij e parë në një ngjarje kaq të madhe. Është shqiptari i parë në histori që luan për një kombëtare të madhe seç është Gjermania.
Mustafi tregoi lojë luftarake dhe ishte i pakalueshëm në repartin e mbrojtjes.
Mustafi do të hyjë në histori deri më tash si shqiptari i vetëm që ka luajtur për Gjermaninë e madhe e cila pretendon titullin e kampionit të Botës. Ndryshe Mustafi është anëtar i skuadrës italiane, Sampdoria nga Genova.
