Karaibe, godet uragani “Maria”, evakuohen ishujt
Uragani i fuqishëm “Maria” goditi ishujt Karaibe....

Uragani i fuqishëm “Maria” goditi ishujt Karaibe, duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në Republikën domenikane.
Erërat e fuqishme me shpejtësi deri në 250 km në orë dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë krijuar kaos në një pjesë të ishujve të cilët u goditën edhe pak ditë më parë nga uragani “Irma”.
Shumë nga destinacionet më të frekuentuara nga turistët janë shkatërruar plotësisht. Aeroporti dhe portet e Republikës domenikane janë mbyllur. Ishulli i afërt i Martinik ka vendosur alarmin maksimal, ndërsa një tjetër ishull francez, Guadelupe, urdhëroi evakuime të menjëhershme.
Uragani “Maria” tashmë ka arritur kategorinë e pestë duke u kthyer në rrezik potencial për shkaktimin e një katastrofe natyrore. Stuhia e fuqishme, sipas meteorologëve po lëviz drejt Puerto Rikos dhe ishujve Virgin, duke ndjekur të njëjtën rrugë si uragani “Irma”.
