Rasti “Kumanova”, Spasovski: Hetim shtesë ndërkombëtar; Raporti i Pribesë, Spasovski: Real, punojmë për reformat

20.09.2017 19:10

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, paralajmëron hetim ndërkombëtar shtesë për rastin “Kumanova”...

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, paralajmëron hetim ndërkombëtar shtesë për rastin “Kumanova”, por tha se nuk ka informacione nëse për këtë rast ndonjë nga të punësuarit në MBP është shpërblyer.

“Ai rast tanimë do të marrë një  vendim gjyqësor, por ne kemi marrë përsipër që këtij rasti t’i bëhet hetim shtesë ndërkombëtar me qëllim që në një mënyrë opinioni ta mësojë të vërtetën për atë se çfarë ka ndodhur në Kumanovë dhe në pajtueshmëri me atë hetim do të kemi një vendim që do besojnë shumica e qytetarëve. Kur do të ketë hetim të hapur dhe kur do të dihen informacione të tjera nga ato që kemi, mund t’ua them”,- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Spasovski pranon se duhet punë për të kthyer besimin e qytetarëve tek policia, e cilësoi real raportin e Pribesë në pjesën për policinë dhe tha se po punohet për reformat.

“Procesi i reformave ka filluar dhe do të zgjasë. Deri në fund të vitit patjetër të kemi zgjidhje të reja ligjore lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin”,- u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Spasovski thotë se një ndër prioritetet është formimi i qendrës koordinuese kombëtare për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili duhet të funksionojë deri në fund të muajit.