Zaevi: Qeveri e qytetarëve, me qytetarët
Në fjalimin e tij në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të 72-të të Kombeve të Bashkuara...

Në fjalimin e tij në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të 72-të të Kombeve të Bashkuara, kryeministri Zaev premtoi transparencë dhe pjesëmarrje të qytetarëve për ta ndërtuar besimin në Qeveri dhe në vetë sistemin demokratik.
Zaevi përmendi se Maqedonia kohë më parë ka përjetuar krizë të ashpër politike, pjesa e rëndësishme e të cilës ishte, siç tha, shkelja e privatësisë së qytetarëve që solli deri në minim serioz të besimit të qytetarëve në institucionet.
Sipas tij, përvojat nga Maqedonia treguan se kriza mund të tejkalohet vetëm përmes bashkëpunimit të përbashkët me të gjithë qytetarët, organizatat dhe subjektet politike, me vullnet të fuqishëm politik të ndahen institucionet nga ndikimet partiake që të krijohen institucione të pavarura që punojnë vetëm për interesat e qytetarëve.
“Si Qeveri e re e sapozgjedhur, një nga prioritetet më të larta është që të tregojmë gatishmëri për të dëgjuar. Duam t’i dëgjojmë qytetarët tanë. Punojmë në drejtim të krijimit të mekanizmave për konsultim të vazhdueshëm me Qeverinë, ministritë dhe agjencitë tona. Duam ta ndryshojmë kulturën e komunikimit në Maqedoni. Kur të gjithë kanë shanse të barabarta lirshëm t’i tregojnë shqetësimet e tyre edhe kur ato kuptohen seriozisht, atëherë ne jemi në konektim të përbashkët dhe të qëndrueshëm me qytetarët tanë për ndërtim të sërishëm dhe rishikim të demokracisë së bashku. Republika e Maqedonisë në vitin 2011 u bë anëtarja e 35-të e partneritetit për qeveri të hapur. Deri më tani ka bërë tre plane aksionale. Gjithsej 219 institucione, 224 organizata joqeveritare, 30 pjesëmarrës në sektorin privat, nëntë universitete dhe shtatë përfaqësi diplomatike kanë kontribut të tyre në krijimin e planit vijues aksional për vitin 2016-2018. Mbulojmë tetë tema, 35 obligime dhe planifikojmë të arrijmë 100 qëllime. Vëmendje të veçantë i kushtojmë transparencës së buxhetit dhe përgjegjësisë së institucioneve qeveritare”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
